Vrasja e shqiptarit në Korfuz, reagon ministria e Jashtme
Ministria e e Jashtme ka regauar në lidhje me vrasjen e 63-vjeçarit shqiptar Petrit Zifle në Korfuz.
Dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është një anëtar i Agimit të Artë.
Në reagimin e saj, ministria ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa shpreh keqardhje për humbjen e jetës së shqiptarit.
Reagimi i Ministrisë së Jashtme
Në përgjigje të interesit të medias në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Korfuz ku humbi jetën një shtetas i Republikës së Shqipërisë, zëdhënësja e MEPJ Edlira Prendi, bëri me dije se: “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vrasjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur më 03.07.1955 në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron Korfuz. MEPJ shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shtetasit Petrit Zifle, përshëndet kapjen e autorit nga policia greke dhe bën thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbardhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes”.
Kujtojmë këtu, se ngjarja e rëndë u regjistrua më 25 nëntor në Dragotina, Korfuz.
Mediat greke shkruajnë se autori i vrasjes është një 44 vjeçar grek, anëtar i Agimit të Artë në Lefkimi.
Ky i fundit dhe viktima, kishin debatuar më parë në një lokal për të huajt në Greqi dhe çështjen e Maqedonisë.
KOHA JONË SONDAZH

