Vrasja e shqiptarit, reagon ministria e Drejtësisë në Greqi: Këtë mafie askush nuk guxonte ta prekte

Reagon Ministria e Drejtësisë në Greqi pas publikimit të pamjeve të rënda, teksa dy të dënuar qëllojnë me thika deri në vdekje një shqiptar, po ashtu të dënuar.

Bëhet fjalë për shqiptarin Albert Bako, i dënuar për vrasjen e një avokati grek dhe plagosjen e 14 personave të tjerë.

Lidhur me këtë ngjarje, ministria sqaron se kanë nisur hetimet dhe se zbulimi i këtyre imazheve dëmton drejtpërsëdrejti gjyqësorin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Videoja e Korydallos i referohet ngjarjeve të 14 janarit, të cilat tashmë janë duke u hetuar nga një hetues i veçantë dhe është një element i dosjes përkatëse të rastit. Sa i përket këtij rasti të veçantë, dihet se për herë të parë, drejtësia dhe qeveria kanë lëvizur me vendosmëri dhe shpejtësi për një çështje që askush nuk guxonte t’i prekë për vite: Luftimi i mafies se burgut. Rezultati ishte zbulimi i një rrethi të madh kriminal me të cilin askush nuk guxonte të përplaseshin përveç qeverisë së sotme. Hetimi gjyqësor vazhdimisht zbulon aspekte të reja të ciklit të dhunës dhe krimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Publikimi i këtyre imazheve në mënyrë të drejtpërdrejtë minon betejën e madhe gjyqësore dhe policore, dhe është pjesë e luftës së vazhdueshme për burgjet e pastra dhe çrrënjosjen e qarqeve kriminale, apo interesat që i mbështesin ato”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?