Vrasja e studentes greke, dhunë raciste ndaj shqiptarit në burg (KUJDES! Pamje të rënda)

19-vjeçari shqiptar, Aleksandër Luca, që dyshohet se ka vrarë studenten Eleni Topaludhi në Rodos, ka rënë viktimë e rrahjes raciste brenda burgut të Avlonës. Të burgosurit fillimisht filluan një sulm verbal me sharje dhe ofendime ndaj të riut shqiptar dhe më pas filluan ta godasin.

Videot e dhunës në qeli janë shpërndarë nga mediat greke. I riu shqiptar më pas është dërguar në qendrën shëndetësore dhe më pas në spitalin “Evangelismos”. Duke folur këtë mëngjes, drejtorja e spitalit tha se i riu shqiptar u paraqit të hënën pasdite në spital. Pasi iu nënshtrua të gjitha kontrolleve ai u dërguar sërish në burg. “Ai u rrah. Por nga kontrolli i tij rezultoi se nuk ka lëndime të mëdha, përndryshe do të shtrohej në spital”.

Ditën e djeshme në shtypin grek qarkulloi me shpejtësi lajmi që autori tjetër grek, Manolis Koukouras, pretendon se vrasjen e ka kryer shoku i tij shqiptar. 21-vjeçar grek vazhdimisht kishte mohuar përfshirjen në krim, pavarësisht se ndaj tij rëndonin provat e gjetura. Në këtë pikë, hetuesit grekë kanë dy dëshmi nga të pandehurit, të cilët akuzojnë njëri-tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aleksandër Luca, Manolis Koukouras dhe studentja Eleni Tofaloudis kanë qenë së bashku në shtëpi mbrëmjen e 27 Nëntorit. Policia dyshon se ngjarja ndodhi pasi vajza ka refuzuar të kryejë marrëdhënie me të dy, dhe në këtë moment është tensionuar situata. Ajo u qëllua me hekur në kokë, dhe goditjet ishin aq të forta saqë i ishte këputur veshi i majtë. Më pas, dy të rinjtë e lidhën me litar nga këmbët vajzën 21-vjeçare dhe e hodhën në det. Trupi i të ndjerës u gjet të nesërmen e 28 nëntorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjekët konfirmuan se Eleni kishte humbur jetën si pasojë e mbytjes, çka do të thotë se ajo ishte gjallë kur u hodh në det. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon gjithashtu se 21-vjeçarja ishte përdhunuar dhe dhunuar. Por hetuesit nuk janë të qartë se kur është përdhunuar vajza, pasi ka dyshime, referuar edhe dëshmisë së dy të rinjve, që ajo fillimisht mund të ketë kryer marrëdhënie me ndonjërin prej tyre.

I dyshuari Manolis Koukouras ka thënë në dëshmi se shoku i tij Aleksandër Luca e qëlloi me hekur në kokë pasi u mërzit kur ajo i tha se “seksi me të nuk ishte aq i mirë sa me shokun e tij“, raportuan mediat greke një ditë më parë. Megjithatë, hetimet janë ende në vijim dhe policia mendon se në ngjarje mund të jetë i përfshirë edhe një person i tretë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?