Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, vihen në pranga dy të rinj

Dy persona janë arrestuar nga autoritetet belge si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e taksistit shqiptar Marko Beka, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Larum, një zonë rurale e qytetit Geel, në rajonin e Kempenit.

Sipas mediave vendase dhe njoftimit zyrtar të prokurorisë, të arrestuarit janë dy të rinj, përkatësisht 20 dhe 24 vjeç, banues në Merksem dhe Geel. Ata janë ndaluar pas disa ditësh hetimesh intensive dhe kontrolle banesash të kryera nga policia.

Krimi ndodhi rreth orës 21:00, kur shërbimet e emergjencës u njoftuan për një person të plagosur rëndë në rrugë. Në vendngjarje u gjet trupi i një burri me plagë nga arma e zjarrit, pranë automjetit të tij. Pavarësisht përpjekjeve për reanimim, 45-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima, Marko Beka, ishte shofer taksie dhe zotëronte kompaninë e tij private. Ai ishte me origjinë shqiptare dhe la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dyshuarit janë marrë në pyetje dhe janë paraqitur para gjyqtarit hetues, i cili ka vendosur arrestimin e tyre nën dyshimin për vrasje. Ata pritet të dalin të premten para dhomës së këshillimit, e cila do të vendosë për vazhdimin ose jo të paraburgimit.

Prokuroria belge ka bërë të ditur se hetimet vijojnë, ndërsa ende nuk është e qartë se cili prej të dyshuarve ka qëlluar plumbin fatal dhe cili ka qenë motivi i ngjarjes.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera, duke theksuar se çështja mbetet nën hetim aktiv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?