Vrasja e Xhuvanit, ekspertët kthehen në vendin e krimit
Disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani si dhe u plagosën katër të tjerë. Një vit pas krimit hetuesit janë rikthyer në vendin e ngjarjes.
Agjentët e kriminalistikës rindërtuan gjithë skenën e krimit, duke iu referuar dëshmisë së efektives së policisë Xhensila Sota, e cila mori një plumb në këmbë gjatë të shtënave.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 prill në lagjen 5 maj. Ky moment solli dhe përplasje me PD-së dhe PS-së.