Vrasja makabre e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë vajza dhe gruaja e viktimës dhe bashkëpunëtori i tyre

Tre të akuzuarit për vrasjen e Anesti Ramës kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Fier, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në fshatin Frashër të Patosit, ku viktima u dhunua për vdekje në banesën e tij.

Të pandehurit janë Emanilda Rama (vajza e viktimës), Valbona Rama (bashkëshortja e tij), dhe Çlirim Dogani. Të tre akuzohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit, i cili fillimisht u paraqit nga familjarët si një vdekje natyrale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga avokatët mbrojtës bëjnë me dije se nënë e bijë kanë dhënë më shumë se tre deklarata të ndryshme gjatë hetimeve në këto ditë. Sipas avokatit, i cili ka qenë i pranishëm në marrjen në pyetje të dy grave në komisariatin e Fierit, ato kanë ndryshuar disa herë versionet e tyre të ngjarjes, duke treguar një paqëndrueshmëri të theksuar në dëshmi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mospërputhja e dëshmive të tyre mund të jetë një përpjekje për të fshehur të vërtetën“, shprehet avokati, duke shtuar se ajo që të bie në sy është qetësia e pazakontë dhe mungesa e pendesës në qëndrimet e tyre.

Hetimet vijojnë dhe pritet që analizat e ADN-së të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes, veçanërisht për të përcaktuar rolin e saktë të Çlirim Doganit në këtë krim të rëndë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?