Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Shkodër.
Mësohet se një person ka mbetur viktimë nga përplasja me armë. Vrasja ka ndodhur në malësinë e Shoshit, Dukagjin.
Viktima është identifikuar si Lazër Arra. Raportohet se policia është nisur drejt vendngjarjes.
Arra është gjendur i pajetë në rrugë i qëlluar me dy plumba.
Shkodër/Informacion paraprak
Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.
