Vrasja me thikë, familjarët e 15-vjeçarit: Nuk e falim autorin
Xhaxhai i 16 vjeçarit Anxhelo Gjokazaj që humbi jetën pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i kërkon drejtësisë që të ndëshkojë autorin. Ai thotë se ndihet i shokuar nga ngjarja dhe nuk e kupton shkakun pse nipi i tij u vra.
Xhaxhai i viktimës, Zef Gjokazaj ende i tronditur nga ngjarja thotë se dhimbja në familje është e madhe. Ai tregon se nipi sapo kishte dalë nga shkolla dhe po kthehehej në shtepi kur u godit me thikë.
”Nuk mund të them gjë më tepër, se çoje fëmijën në shkollë e ma bin të therur. Tu ardh rrugës është llafos pse më shikon ti mua”.
Të afërm të autorit kanë kërkuar të ofrojnë ngushëllimet e tyre, por familja Gjokazaj nga Mirdita nuk ka pranuar. ”Familja e tij ka kërkuar me pi kafe po ne jemi traditë mirditore, nuk mund të pranojmë. Se ai më ka vrarë me thikë”.
KOHA JONË SONDAZH

