“Vrasja në Bllok”. Gjykata e Tiranës liron Ajaks Boshnjakun
Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për biznesmenin Ajaks Boshnjakun, i cili u dorëzua në polici pasi ishte shpallur në kërkim për ngjarjen në Bllok, ku mbeti i vrarë 1 person dhe 2 të tjerë u plagosën.
Mbrëmjen e 4 tetorit pas një konflikti me armë në një lokal në Bllok mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hate. Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Meviol Bilo, Ervin Mata dhe Fabiol Alushi.
KOHA JONË SONDAZH

