Vra*sja në burgun e Peqinit, Mjacaj transferohet në drejtorinë e policisë në Elbasan

I dënuari me burgim të përjeshtëm Sokol Mjacaj është transferuar në drejtorin e policisë së Elbasanit, pasi sot pas një sherri me Arben Lleshin në zonën e ajrimit në burgun e Peqinit, e vrau me armë zjarri. Në vendngjarje janë Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Forcat RENEA. Situata është tërësisht nën kontroll, autori është izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marrë në dorë Prokuroria e Elbasanit!

SHKARKO APP