FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vra*sja në burgun e Peqinit, PD: Pasqyron cenim të sigurisë publike

Sekretari për Sigurinë Kombëtare në Partinë Demokratike, Xhemal Gjunkshi thotë se ngjarja në Peqin nuk dëshmon vetëm pasigurinë në këto ambjente, por edhe pasqyron cenim të rendit, sigurisë publike dhe një realitet tensioni të rënduar të shoqërisë.

“Shkaqet e rendit të tronditur tashmë dihen pasi varfërisë së madhe, papunësisë dhe mungesës së një strategjie efikase kundër krimit”, tha Gjunkshi. Sipas tij, kjo situatë “po i han kokën ” ekonomisë, stabilitetit kombëtar dhe integrimit europian.

“Sepse investitorët vendas e të huaj nuk shohin siguri dhe besim tek institucionet, sepse turistët nuk mund të vizitojnë një vend ku krimi godet në mes të ditës dhe në mes të qendrës, ku parlamenti është përfshirë nga flaka e gazi, ku në burgje shpërthejnë armët dhe ku banesat e bizneset vidhen e grabiten”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rendi dhe siguria duhet të mbahen me strategji vizion dhe masa konkrete, me zyrtarë e punonjës me integritet dhe jo me propagandë pompoze nga ministrat dhe zyrtarët e qeverisë”, tha Gjunkshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?