Vrasja në “Don Bosko”, flet babai i Xhaferr Matës: I bëj thirrje familjes Çuni të pajtohemi! (Video)

Në një intervistë për Report Tv, Taip Mata, babi i Xhaferr Matës të riut që kreu krimin tragjik duke i marrë jetën Xhuljeta Çunit dhe më pas u vetëvra për refuzimin e një lidhje, shprehet se ky krim mund të parandalohej nëse policia do kishte ballafaquar dy familjet.

“Unë them se mund të parandalohej. Them se policia, jo se është fajtore, por ka bërë një gabim në dy aspekte Ajo që ka qenë e dashura, shpirti dhe zemra e Xhaferrit, sepse Xhaferri ka dashur ta marrë atë. Policia siç ballafaqoi djalin dhe vajzën, të kishte ballafaquar edhe nënën e babën, e ishte rregulluar mes dy palëve. Sot s’do kishim këto që ndodhën”- tha Mata. 

Taip Mata kërkon që familja Çuni ta pranoj kërkesën e tij për të ndarë bashkë dhimbjen pasi sipas tij askush nga familjarët s’ka faj për konfliktin mes të rinjve që sot s’jetojnë më.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam një apel, dy fëmijët tanë ikën, ne të pijmë një kafe dhe të ndajmë dhimbjen të dyja si familje”- u shpreh babai i Xhaferr Mates.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur nëse ndihet i frikësuar Taipi shprehet se ai ka respektuar zinë e familjes Çuni dhe s’ka dalë nga banesa. Taipi Mata sot jeton në banesën e tij më bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tjerë tre djem e një vajzë të cilët duke shmangur kameran sqarojnë se vëllai i tyre vërtet bëri një krim por ata s’kanë pse ngujohen.

“I kam kërkuar ndihmë policisë që të mos na hapet një konflikt më i madh. Por nuk më duket një gjë e çuditshme edhe pa qenë policia fare, sepse s’ka vrarë djali im një person që un të rri brenda, ka vrarë edhe veten”- theksoi Mata.

Më tetë qershor Xhaferr Mata ekzekutoi me pistoletë ish të dashurën e tij Xhuljeta Çuni e më pas vrau vetën. Para këtij krimi Xhulejta dhe Xhaferr Mata kishin denoncuar njëri tjetrin në polici, por sipas policisë veprimet e komisariatit numër tre ishin konfrom ligjit dhe ishte prokuroria që po hetonte këtë rast dhe skish urdhëruar asnjë veprim për të mbajtur nën monitorim 31-vjeçarin Mata.

Vrasja e Xhuljeta Çunit, babai i autorit për Report Tv: Policia mund të parandalonte ngjarjen

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?