Vrasja në Fier, i ati i viktimës i dëshpëruar: Albertin e kisha si djalin tim
Babai i Kreshnik Beqirajt, i tronditur pas zbulimit të trupit të të birit, vrarë nga shoku i tij, ka rrëfyer se vrasësin, Albert Zekajn, e kishte pasur si djalin e tij dhe se ai kishte qënë edhe në shtëpinë e tyre.
“Ata jetonin me qera në fier, por Alberti nuk e paguante qeranë, – tha Mystehak Beqiraj. – Djali, Kreshniku, më kishte thënë se do ta nxirrte nga shtëpia. Nuk e kisha menduar kurrë se do ta vriste. Por nëse drejtësia nuk e bën punën e vet, do ta bëjmë ne,” – kërcënoi burri i moshuar.
KOHA JONË SONDAZH

