Vrasja në Fier vazhdim i katër vrasjeve që nga viti 2000

42 vjeçari Shkëlzen Kastrati, mbeti viktimë e një atentati mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 10:30 minuta pikërisht në rrethrrotullimin e sheshit, në hyrje të Fierit. Ai po vinte nga ky drejtim siç shihet në pamje me automjetin e tij Mercedez Benz, ndërsa autorët po e ndiqnin me një automjet tip Range Rover, nga edhe ku e qëlluan.

Viktima humbet kontrollin e makinës dhe përplaset me një tjetër automjet në këtë rrugë, në të cilën ndodheshin babë e bijë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Siç mund të shihet tashmë në vendngjarje ka edhe copa xhami nga përplasja e dy automjeteve. Viktima humbi jetën menjëherë pas atentatit.

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe disa minuta më pas, në mbikalimin e fshatit Baltëz, në By-passin e Fierit, policia gjeti tw djegur mjetin tip Range Rover. Grupi hetimor, brenda këtij mjeti, gjeti edhe armën tip automatik, me të cilën dyshohet se u krye ekzekutimi. Automjeti Range Rover, sipas të dhënave që Top Channel ka siguruar nga policia e Fierit, rezulton që të jetë i vjedhur në Greqi, çka grupit hetimor i ka shtuar dyshimet për një atentat të mirë-organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, dyshohet, së është vazhdimi i vrasjes së ndodhur në vitin 2016 në Fier, ku shënjestër ishte Klement Kastrati, vëllai i viktimës. Shënjestra bashkë me një tjetër person mbetën të plagosur, ndërsa u vra një shtetas nga Patosi. Konfliktet janë më të hershme. Ato kanë nisur që rreth vitit 2000, ku më pas janë vrarë 3 të afërm të viktimës së kësaj të hëne. Aktualisht, dyshimet kryesore janë për çështje hakmarrjeje. Burime të sigurta të Top Channel nga policia thonë se po punohet paralelisht në dy pista; në atë të një përplasjeje me një grup kriminal nga Vlora dhe pista tjetër, përplasje me një tjetër grup nga Tirana.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?