Vrasja në Greqi/ Identifikohet viktima! Detajet

Policia e Shtetit deklaratë për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Greqi

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit u informua nga Policia greke për vrasjen e një shtetasi shqiptar.

Sipas informacionit të Policisë greke, shtetasi Altin Mulla, 39 vjeç, humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit është në proces të vazhdueshëm shkëmbimi informacioni me Policinë greke për këtë çështje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po kryen hapat e nevojshme me autoritetet homologe greke, Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?