Vrasja në Ish-Bllok, Boshnjaku: Dola nga lokali kur nisi sherri

Ajaks Boshnjaku është marrë në pyetje në policinë e Tiranës ku ka deklaruar se nuk është i përfshirë në konfliktin me armë në lokalin në ish-bllok, ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Boshnjaku ka deklaruar se ka qenë në lokal ne fillim te sherrit dhe sa ka filluar përleshja ka dalë nga lokali. Ajaks Boshnjaku u vetëdorëzua në policinë e Tiranës mbrëmjen e kaluar, ndërsa nesër pritet të dalë përballë gjykatës për rivlerësim mase pasi ndaj tij është caktuar arrest me burg në mungesë.

Mbrëmjen e 4 tetorit pas një konflikti me armë në lokal “Monopol” në ish-bllok mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elio Hato. Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Maviol Bilo, Ervin Mata dhe Fabiol Alushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?