Vrasja në ish-Bllok, Elvana Gjata letër prokurorisë

Tre javë më parë, këngëtarja Elvana Gjata përmes një letre dërguar me postë prokurorisë por që detajet janë bërë publike sot. Këngëtarja i njofton se nuk ndodhet në Shqipëri për arsye shëndetësore.

Gjata shton se është njoftuar nga mediat lidhur me faktin se prokuroria kërkon dëshminë e saj për rrethanat e asaj që ndodhi brenda lokal “Monopol” në zonën e ish-Bllokut, edhe pse thekson se nuk ka qenë e pranishme në momentin kur nisi konflikti me armë.

”Jam njohur nga media se kërkohet dëshmia ime. Ndodhem jashte vendit për arsye shëndetësore, jam njohur nga media se kërkoni dëshminë time. Sapo të jem në Shqiperi do të paraqitem për të dhënë deklarimet e mia”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë por edhe dëshmive të administruara tashmë nga grupi hetimor, këngëtarja Elvana Gjata s’ka qenë e pranishme në momentin e të shtënave ku nga përplasja fizike dhe përdorimi i armëve të zjarrit mbeti i vrarë Fabjan Gaxha si dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Në kërkim për ngjarjen janë shpallur ndërkohë Ervin Mata, Merviol Bilo dhe Fabjol Alushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?