Vrasja në ish-Bllok, jepet masa e sigurisë për Vis Martianajn
Gjykata e Krimeve të Rënda pas shqyrtimit të djeshëm për 6 orë të dosjes së Ervis Martinaj, vendosi sot rreth orës 11:30 që i plagosurit në masakrën e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në ish-Bllok të mbetet në burg.
Edhe pas kërkesës së Prokurorisë dhe paraqitjes së provave të reja për ngjarjen ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha, truproja i Martinajt, gjykata ka vendosur të lërë në fuqi të njëjtën masë sigurie për biznesmenin e lojërave të fatit.
Për Martinaj përfundonte sot afati për masën e sigurisë prej 30 ditësh qëndrimi në burg, ndërsa me vendimin e ri qëndrimi në burg i tij është shtyrë po me 30 ditë.
Për më shumë se 6 orë, gjykata mori dje në dorëzim dosjen e Martinaj dhe për shkak të volumit të dosjes dhe fakteve të reja që solli prokuroria, gjyqtari Artan Gjermeni kërkoi të marrë më shumë kohë për t’u shprehur me vendim.

