Vrasja në ish-Bllok, shtyhet gjyqi ndaj Ervis Martinajt dhe Elion Hatos
Shtyhet seanca e rradhës gjyqësore në ngarkim të Ervis Martinajt dhe Elion Haton.
Shkak është bërë mosnjoftimi nga gjykata I të gjitha palëve për gjyqin e sotëm, njofton gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi.
Martinaj dhe Hato akuzohen për ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok ku mbeti I vrarë shtetasi Fabian Gaxhaj dhe mbetën të plagosur vetë.
Çfarë ndodhi më 4 tetor 2018?
Në tetor të vitit 2018 pas një konflikti me armë zjarri në një bar të zonës së ish-Bllokut ka mbetur i vrarë Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj.
Sipas dosjes së prokurorisë, për vrasjen akuzohet komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata.
Ndaj tij është ngritur gjithashtu akuza e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Ervis Martinajt dhe mikut të tij Elion Hato dhe ajo e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.
I pandehur është marrë dhe Ervin Mata pasi prokuroria ka ngritur akuzën e Moskallëzimit të krimit dhe Përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet se është personi që ka ndihmuar komandon Marviol Bilon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos u arrestuar sot e kësaj ditë nga policia kriminale e Tiranës. /Ora News