Vrasja në ish-Bllok, të rejat e fundit

Personat e përfshirë në ngjarje janë takuar për të sqaruar një zënkë që ka nisur më herët, e cila ka nisur për këngëtaren Elvana Gjata. Në Spitalin Amerikan 2 është i shtruar Ervis Martinaj, i cili ka marrë një plagë në qafë. Pak më parë atij i është komunikuar edhe masa e arrestit. Ervis Martinaj dyshohet se ka qenë i pari që ka qëlluar me armën e tij që mbante me vete.

Momentalisht në Spitalin e Traumës nuk është prezenca e fortë e policisë si një natë më parë, po është një numër më i reduktuar. I plagosuri Hato i është nënshtruar një operacioni deri në 6 të mëngjesit pasi ka pasur plagët të rënda.

Mjekët s’pranojnë të shprehen për ecurinë e të plagosurit, pasi do të jenë orët në vijim ato që do të përcaktojnë edhe gjendje e tij. Ata janë shprehur se Hato ka dëmtime të rënda në pjesën e kokës dhe barkut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?