Vrasja në Itali, identifikohet shqiptari i ekzekutuar. Ja emri
Është identifikuar shqiptari i vrarë në orët e para të ditës së sotme në Monza, Itali. Policia italiane ka bërë të ditur se viktima është Ilir Berisha, 24 vjeç, i cili ka humbur jetën në spitalin e Desio-s për shkak të plagëve të marra.
Viktima, zyrtarisht pa asnjë të kaluar kriminale dhe pa dokumente qëndrimi në Itali, ishte dërguar në ugjencë në orën 02:30 minuta nga shoku i tij, me të cilin kishin qenë në makinë kur ishte qëlluar me dy plumba.
Sipas mjekëve, i riuka humbur jetën për shkak të një hemorragjie të brendshme dhe nuk ishte bërë e mundur që ai të shpëtohej. Sipas shqiptarit tjetër, i cili është edhe dëshmitar okular, Berisha kishte pak kohë që kishte mbërritur në Itali, bën të ditur SYRI.net.
Dëshmia e mikut të viktimës.
Policia duket se e ka një dëshmitar okular. Është një mik i të riu, i cili ka qenë bashkë me të, në momentin kur është qëlluar me armë. Sipas asaj që ka treguar dëshmitari, ‘ata të dy ishin duke ndenjur në një makinë para një lokali nate në Brianza, pranë rrugës Milano-Meda’.
‘Një makinë është afruar pranë tyre dhe nga aty kishte zbritur një burrë, që i ishte afruar makinës së tyre dhe kishte qëlluar me dy plumba ndaj 24-vjeçarit shqiptar. Më pas ka ikur me vrap’, është shprehur për policinë dëshmitari okular.
Sipas të dhënave që ka policia, i riu që u vra dhe shoku i tij, nuk janë të skeduar për ndonjë krim. Kjo ka bërë që policia ende të mos e gjejë motivin e ngjarjes së rëndë.

