Vrasja në Kanada e djalit të Shkëlqim Dajës, komuniteti shqiptar: Familja në vështirësi, po mbledhim fonde për shpenzimet e ceremonisë

Pas ngjarjes tragjike në Kanada, ku djali 15 vjeç i aktorit shqiptar humbi jetën pas një sherri mes adoleshentësh, komuniteti shqiptar i Montrealit është vënë në lëvizje për të ndihmuar familjen Daja.

Denis Daja, fëmija i vetëm i Kamela Daja dhe Shkelqim Daja, mbeti i vrarë pas një sherri në një mbrëmje mes të rinjsh në festen e ‘Halloween’-it. Një grup miqsh të familjes, të mbështetur edhe nga ‘Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal’ dhe ‘Bashkësia Shqiptare Montreal’ kanë krijuar një fond me qellim që të ndihmojnë e të lehtësojnë me sa të munden barrën e rendë të familjes në këto ditë të vështira.

Ky komunitet i bënë thirrje kujtdo që ka mundësi që t’i ofrojë ndihmë financiare familjes Daja, për të qenë pjesë e kësaj lëvizje bamirësie. Sipas organizatorëve, fondi do të përdoret për të mbuluar shpenzimet e ceremonisë mortore të 15-vjeçarit. Deri më tani nga fushata sensibilizuese janë mbledhur 8,565 dollarë, ndërsa kontributet vijojnë nga 40 deri në 200 $.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ndodhi rreth orën 22:50 të mbrëmjes së 29 tetorit, pas një konflikti ku u përfshinë disa persona, në Bulevardin Ile des Soeurs. Adoleshenti Denis Daja u godit me thikë në trup dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve në spital. Si autor të dyshuar të ngjarjes, policia ka vënë në pranga një 16–vjeçar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi organizator i kësaj lëvizje:

Mishel Kociu, Loreta Stamo, Anila Kati, Dhimiter Myzeqari

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?