Vrasja në Kavajë/ I moshuri vë duart në kokë: Kishim 7 orë që pinim, u errësova…
Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Kavajë mbrëmjen e sotme. Xhevdet Lecini 60-vjeç me duart në kokë i shokuar për atë që ndodhi është shprehur para grupit hetimor se me viktimën dhe një tjetër person kishin që prej orës 11:00 të paradites së sotme dhe deri kur ndodhi ngjarja që pinin së bashku në lokal, ndërsa shkak i ngjarjes ka qenë një debat që degjeneroi nga sharjet në përdorimin e armës.
“Kemi qenë të pirë, ishim prej orës 11:00 në tavolinë. Nuk e di si ndodhi, u errësova dhe e vrava”, mësohet se ka thënë Lecini. Autori e kishte banesën në katin e tretë, ndërsa lokalin ku shiste edhe mish në katin e parë të pallatit.
Pasditen e sotme 60-vjeçari Xhevdet Lecini ka vrarë me armë gjahu klientin e tij pas një sherri që kanë pasur të dy në lokal. Pas konfliktit, 60-vjeçari është ngjitur në katin e tretë dhe ka marrë armën nga banesa. Sapo ka hyrë në lokal ka qëlluar pas koke 29-vjeçarin Marjus Ismailin. /Shqiptarja.com/
KOHA JONË SONDAZH

