Vrasja në Kavajë, policia jep detajet

Policia e Kavajës jep informacionet e para zyrtare për vrasjen e ndodhur pak pas mesnatës në lagjen numër 2. Sipas policisë, ka qenë viktima D. H. që ka qëlluar mbi policin e burgut B. T.

“Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Shtetasi B.T., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?