Vrasja në Lezhë, Karamuço: Kishte nervozizëm, mund të ishin vrarë të tre policët

Profesor i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ”Open”, tha se aty mund të ishin vrarë të tre policët.

”Mënyra se si kanë dalë nga makina është me nervozizëm. Është nëpërkëmbur autoriteti i policisë, sepse ata janë nervozuar se përse po na ndjekin këta. Kam ardhur për ta bërë më të përgjegjshme. Ne jemi për një mision të madh. Nëse eprori paguhet për të qenë i tillë, paguhet për të bërë një punën.

Ata kanë qenë në vijë zjarri dhe mund t’i vrisnin të tre. Sepse është kryqëzimi i spoteve të verbra. Unë nuk i di nga vetja, por janë procedura standarde. Ka pas gjaknxehtësi për të sqaruar se çfarë kanë këta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ndodh përditë në Tiranë. Shoh policë kur bëj vrap, dy shikojnë brenda makinës së shoferit, një në motor me celular dhe një takon familjarin, se qarkullojnë gjithmonë 4 këta të Shqiponjave. Duhet të diskutohet edhe antiplumbi, është serioze puna”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?