Vrasja në Lezhë, Sokolaj: Autori i dyshuar mbillte kanabis në tokat e dy viktimave, i qëlloi pas konfliktimit

Redaktori i Ora News, Trashgim Sokolaj, i ftuar në edicionin e lajmeve në RTV Ora, ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e 2-fishtë në Lezhë.

Ai tha se zona ku ka ndodhur vrasje ishte një zonë e kuqe për kultivimin e bimëve narkotike dhe se shtoi se autori i dyshuar është një person me precedentë penalë.

Sokolaj u shpreh se dy viktimat kishin toka në fshat dhe kanë mësuar që toka e tyre po shfrytëzohet për kanabis dhe janë nisur me motor atje, ku janë konfliktuar dhe më pas janë qëlluar nga Aleksandër Përdodaj.

Tashgim Sokolaj: Mbrëmjen e djeshme, kam pasur informacioni e nga policia, zona ku ka ndodhur vrasje ishte një zonë e kuqe për kultivimin e bimëve narkotike. Ishte një fshat i thellë malor ku numri i banorëve ishte i reduktuar. Aleksadër Përdodaj, personi i dyshuar për ngjarjen, është person me precedent penal. Për trafik narkotikësh dhe për tentativë vrasje, ku ka qëlluar një banor të zonës, në rrethana të paqartë ai u gjend i lirë pas më pak se 6 muajsh dhe vret 2 persona. Ky person me precedentë në zonë nuk e ka pranuar krimin.

Ai shfrytëzonte këto tona në këto zona për t’i mbjellë me kanabis dhe i trafikonte. Duke qenë se dy viktimat kishin toka në fshat dhe kanë mësuar nga banorët e zonët që toka e tyre po shfrytëzohet për kanabis dhe janë nisur me motor. Atje janë konfliktuar me këtë persona, dhe ai i ka qëlluar. Njëri prej viktimave ka 9 plumba në trup. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur as arma e krimit, as gëzhojat. Mendohet se është ndihmuar nga i vëllai dhe është arratisur nga vendi i ngjarje. Ndërkohë që është kapur nga policia pas disa orësh. Ndërsa i vëllai është shpallur në kërkim.

Policia në këto zona disa herë ka gjetur parcela, të cilat dyshohet që ishin kultivuar nga ky individ, por duke qenë se ishin toka pa pronar, nuk ka mundur t’i dokumentoj. 

SHKARKO APP