Vrasja në Ndroq, Berisha: U ekzekutua dëshmitari i cop@timit të Prengës

Sali Berisha këtë të hënë ka folur edhe për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ndroq, ku u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Alfred Dedja.

Berisha pretendon se Dedja ka qenë i punësuar si menaxher i kompleksit “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, në Janar të vitit 2020, kohë kur u rrëmbye dhe u zhduk Jani Prenga, pas konflikteve të të vëllait në Britaninë e Madhe për zhdukjen e një sasie prej 260 kg kokainë.

“Dje pasdite u ekzekutua publikisht në Ndroq dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriut që dinte të gjitha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dedja, kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit. Imagjinoni ju një moment, njeriu që e kishte liruar nga burgu këtë Julian Gjoshin, që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar, tani e urdhëron në një akt in-ekstremis, të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës.

Swiss Digital Mobile Reklama

E gjitha kjo një vepër shtetërore mafioze. Mafia me shtetin të bashkuar”, tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit ekzekutimi i Dedjas nga kunati i Altin Hajrit, i cili sipas përgjimeve të Sky EÇ rezulton se është liruar nga burgu me ndërhyrjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja pasi ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje, ka ndodhur për të mbyllur aferën kriminale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?