Vrasja në Shkodër, a u qëllua gabimisht biznesmeni?
Dinamika e vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku një ditë më parë në Shkodër, duket se ka marrë një tjetër rrjedhë.
Biznesmeni 30-vjeçar është vrarë gabimisht teksa ishte duke kalëruar, pasi nuk ka qenë ai objektiv por dikush tjetër që ishte me të.
30-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga 5-6 persona të tjerë në zonën e Livadhes të cilët po bënin stërvitje për hipizëm.
Burimet bëjnë me dije për ”BalkanWeb” se objektivi i vrasjes ka qenë një tjetër person, ndërsa autori i vrasjes ishte fshehur në shkurre dhe ka qëlluar nga 70-80 metra me kallashnikov.
KOHA JONË SONDAZH

