Vrasja në Shkodër, Voltana Ademi mesazh Ramës: Mjaft më! Do mbani përgjegjësi

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku, 31 vjeç në zonën e Livadhes. Përmes një postimi në Facebook, Ademi thotë se Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin. Ajo i bën apel kryeministrit Edi Rama se do mbajë përgjegjësi për këto ngjarje kriminale.

Statusi i plotë: 
Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin!
Në më pak se tre muaj janë 6 të vrarë dhe dy persona të zhdukur në territorin e Bashkisë së Shkodrës.
Ankthi për jetën dhe të nesermen po zbret frikshëm në këtë rajon.
Si nënë, motër, grua, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës i drejtohem kryeministrit të Shqipërisë, e Qeverise: Mjaft më! Ju mbani përgjegjësi për këtë që po ndodh!
U drejtohem të gjitha forcave politike, deputetëve e medias, përfaqësive ndërkombëtare në Shqipëri: Ju s’mund të qëndroni indiferent! Askush nuk mund të qëndrojë indiferent! Për fëmijët dhe familjet tona, për të ardhmen tonë e të Shkodrës tonë!
Shkodra nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë kjo e tre muajve të fundit, nuk duhet ta lëmë të hyjë në një rrugë pa kthim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?