Vrasja në Teth, Xhunga: Gjejeni kush e vrau Nardin e ”Bjeshkëve të Nëmura”

Gazetarja Rudina Xhunga ka dënuar ngjarjen e djeshme ndodhur në Theth të Dukagjinit, ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Nardi Polia. Në një shkrim për dritare.net, Xhunga kujton takimin e vetëm që pati me vëllezërit Polia, kur ishte pjesë e Top Channel, në një shkrim me titull “Gjejeni kush e vrau Nardin e bjeshkëve të Nëmura!”.

”Nuk kanë vrarë thjesht një djalë nga Thethi, kanë vrarë një djalë që identifikohej me Thethin. Nard Polia ishte pikë referimi për ne, ishte korrieri i Thethit, ishte tregimtari i Thethit, ishte siguria e Thethit, ishte shtëpia në Theth, ajo kulla, era bukë të sapobërë që nuk do jetë më njësoj pa Nardin. As Thethi nuk do jetë më njësoj, nëse nuk merr Nardin, ti thuash a kalohet, a është bllokuar rruga nga bora, a ka turistë, a ka vend, a presin miq. Tani do të prehet edhe ai afër Elsie, aty afër kishës, poshtë qiparisave. E vranë sot dhe s’di ç’të thuash, perveçse ai nuk është më dhe qe vetëm 35 vjeç. Nuk di ç’të mendosh veç faktit se ai ndërtonte turizëm në bjeshkë, jo parcela droge. Kur jeton në kohë të tilla, pas çdo vdekjeje sheh një arsye, që është diku, po ti nuk e di. Se nuk të vrasin kot, thonë. E pra unë i kam takuar veç një here vëllezërit Polia, kur bujta në kullën e tyre në Theth me ekipin e Top Channel dhe nuk pashë asgjë më shumë, sesa dashuria e tyre pa kushte, për bjeshkët e nëmura”, shkruan gazetarja.

Ngjarja

Swiss Digital Desktop Reklama

Atentati mafioz i mori jetën Ferdinand Polias, i njohur ndryshe si “Nardi i bujtinave”. Krimi i rëndë që ndodhi në Shkodër, ka tronditur opinionin publik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë të njësisë administrative Gruemirë, ku biznesmeni Ferdinand Polia, i cili kishte në pronësi bujtinën Polia në zonën turistike të Thethit, u vra nga maskat. I njohur për të gjithë si “Nardi i bujtinave”, 35-vjeçari u qëllua me armë zjarri, ndërkohë që ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Fuoristradë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Polia u dërgua në spital por ndërroi jetë pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Në momentin e ngjarjes viktima ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër i cili ishte në automjet me të e që mendohet te jete punëtor i servisit te makinave ku kishte çuar automjetin e tij për riparim.

Pasi është larguar nga servisi, Polia është qëlluar me breshëri plumbash nga një person i cili është larguar me motor. Policia ka gjetur 20 gëzhoja plumbash në vendngjarje dhe një motor të djegur tek “Ura e Mesit” në Shkodër, i cili dyshohet se është përdorur nga autori që ka kryer vrasjen. Ferdinand Polia kishte jetuar për shumë vite si emigrant në Itali dhe ishte kthyer në vend vetëm për të hapur bujtinën e tij.

Jo pak herë, ai ka paraqitur shqetësimin lidhur me infrastrukturën në zonën e Thethit, ku kishte dhe bujtinën e tij të njohur me emrin Polia. Afro 1 orë pas ngjarjes policia bën me dije se ka gjetur edhe një motor të djegur tek “Ura e Mesit”, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori. Në janar të këtij viti, Polia kërkonte ndërhyrje nga bashkia për rregullimin e infrastrukturës, pasi kishte patur kërkesa për të vizituar Thethin nga turistët edhe në dimër.

Në profilin në booking.com bujtina e tij paraqitet si mjaft e preferuar nga turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë lënë komente pozitive mbi të. Ferdinand Polia ka qenë punonjës i administratës së Zonave të Mbrojtura në parkun kombëtar të Thethit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?