Vrasja në Tiranë, Ekspertiza: Plumbat dolën nga pistoleta e Xhuvanit

Akuza e kryeqytetit do të çojë për masë të dyshuarin kryesor të kësaj masakre Konstandin Xhuvani dhe Erald Sida i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit.

Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka marrë raportin balistik për dy viktimat Edison Jaho dhe Enea Xhaj.

Të dy këto viktima janë qëlluar nga arma që i është gjetur Xhuvanit në momentin e arrestimit.

Ndërsa për Arbër Demiraj dhe XhanPaolo Azzola ende nuk ka mbërritur raporti balistik,por nga të dhënat e para dyshohet se janë qëlluar nga Konstandin Xhuvani.

Nuk është e saktësuar nëse ata janë qëlluar drejtëpërdrejt apo kanë marrë të njëtat plumba që kanë dalë nga trupat e dy viktimave të para.

Cilat janë akuzat
Mbi djaloshin 26 vjeçar të aktores e cila dy ditë më parë la dhe mandatin e deputetes socialiste rëndojnë dy akuza.

Ajo e vrasjes në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. Vepra penale për të cilën akuzohet Xhuvani në këtë rast parashikohet nga neni 79/dh i Kodit Penal dhe parashikon një dënim me 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Akuza e e dytë ndaj djalit të ish deputetes socialiste lidhet me mbajtjen e armës luftarake tip TT bashkë me municionet me të cilat akuzohet se ka kryer 4 vrasjet
Ndërkohë për Erald Sidën prokuroria ka ngritur akuzën e prostitucionit dhe përkrahjes së autorit të krimit.

Mëngjesin e 4 nëntorit në bar “Ante Grand” tek rruga e Elbasanit mbetën të vrarë Arbër Demiraj, Enea Xhaj, Edison Jaho dhe shtetasi Italian Giampaolo Azzolo.

SHKARKO APP