Vrasja në Tiranë – Kush është viktima që u akuzua për dy vrasje, përfshirë dhe babain e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash pranë zonës së Tiranës së Re, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Një person ka mbetur i vdekur, ndërkohë ambulanca dhe forca të shumta policie  kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Nderkaq, zbulohet dhe identiteti i viktimës që u vra pak minuta më parë pranë sheshit Wilson.

Viktima është Jurgen Kurti, 26 vjeç. Mendohet se ai ka qenë duke ikur në këmbë në shtëpi ku dhe është qëlluar me breshëri nga një makinë në lëvizje. Ndërkohë ambulanca dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamje nga vendi i ngjarjes

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia Tiranë – Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve

Jurgen Kurti, 26-vjeçari që prillin e vitit 2016 u bë i njohur për vrasjen e babait të tij është vënë sërish në pranga për vrasje.

Si i akuzuar për vrasjen e babait të tij, Jurgeni përfundoi në qeli, por Gjykata e liroi disa ditë më vonë duke e lënë në arrest shtëpie.

Ai u arrestua pas vrasjes së të atit Artur Kurti, të ndodhur më 4 prill 2016, ndërsa u dha arrest me burg për dajën e tij, Leonard Ristanin, që mori përsipër autorësinë e vrasjes.

Një vit pas kesaj ngjarjeje ai u akuzua për vrasjen e pronarit të një picerie në Durrës, Agim Arapit.

Mirëpo, 1 vit pas ngjarjes tragjike që i mori jetën babait të tij, ai arrestohet sërish për vrasje. Ai është arrestuar së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij, Kujtim Ekonomi për vrasjen për motive pronësie në Durrës.

Dikur menaxher i vip-ave, Jurgen Kurti do ta shikonte qelinë për herë të dytë, per tu liruar serish, deri mbremjen e sotme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?