Vrasja në Tiranë/ Lela: Krimi komunikon me plumba e terror. Ministri Lleshaj sillet si Rama, ka dukje më shumë sesa punë

Analisti Alfred Lela i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” foli për vrasjen në Tiranë dhe gjendjen e rënduar kriminale në vend.

Lela thekson se ndërkohë që krimi komunikon me plumba e terror, ministri Lleshaj ka më tepër dukje sesa punë.

“Po ndodhin vrasje të profilit të lartë kudo në Shqipëri. Nuk ka ligj që mund të kalojë në parlament që t’ia mbyllë derën vrasjeve. Gjendja e kriminalitetit ndodh mendoj edhe nga kaosi, edhe nga shikimi i shtetit që nuk të tremb, ndoshta lidhet edhe me ministrin e Brendshëm që më shumë kujdeset për veshje e dukje dhe krimi komunikon me plumba e terror. Unë kam idenë që krimi e njeh këtë amulli dhe e do këtë mjegull, e prandaj ndodhin këto vrasje. Kanë ndodhur tre vrasje në zona të rrahura, në pikë të ditës në Rrëshen dhe natën në Tiranë. Kriminaliteti i lartë mendoj se lidhet me gjendjen e amullt në vend”, deklaroi Lela.

SHKARKO APP