Vrasja në Tropojë, kreu i Bashkisë: E para pas 18 viteve, ishte njeri pa probleme

Kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë në këtë qytet. Në një prononcim për ”Report Tv”, ai u shpreh se viktima Guxim Gjyriçi, njihej në komunitet si njeri i qetë dhe pa probleme. Ai theksoi se kjo është vrasja e parë brenda në qytet pas 18 viteve. “Unë nuk e njoh për njeri me probleme, ishte i qetë, nuk e di nëse ka hakmarrje. Brenda në qytet kjo është vrasja e parë që ndodh pas 18 viteve”.

Grupi hetimor ka sekuestrur kamerat e sigurisë, ku në një prej tyre duket një makinë pa targa, e cila qëndronte afër lokalit kur ka ndodhur ngjarja. Më pas makina ka ikur në drejtim të paditur. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. “Në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?