Vrasja në Vlorë, 27-vjeçari ka qenë i dënuar me burg në Belgjikë
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 27-vjeçarit Beniamin Bezhani në Fushë-Dukat të Vlorës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Dyshohet se vrasja e të riut lidhet me të shkuarën e tij, i cili më herët ka qenë i dënuar me burg në Belgjikë.
Ndër të tjera mësohet se 27 vjeçari Beniamin Bezhani dyshohet se është vrarë rreth 1 orë e gjysmë para se policia të merrte njoftimin për vrasjen e tij. Atentati ndaj tij dyshohet se është kryer në orën 19:30.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë mbledhjen e provave në vendin e ngjarjes të cilat do të mund të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e autorve.