Vrasja për një kapele, autori: ”Kërkoj falje dhe mëshirë”
Nëntori i vitit të shkuar, u trondit nga një krim që i mori jetën 23-vjeçarit Hermes Beqiri. I ndjeri u vra ka një lojë që nisi për një kapele. Autori, Elvis Hoxha sot ka pranuar autorësinë dhe kërkon mëshirë.
Hoxha ka kërkuar nga trupi gjykues sot në seancë që t’i pranojnë kërkesën për gjykim të shkurtuar. Kjo do të thotë se ai pranon fajin dhe përmes këtij gjykimi, në përfundim të gjyqit ai përfiton ulje të dënimit me 1/3.
Hoxha akuzohet për vrasjen e Beqirit, ngjarje e ndodhur më 4 nëntor të vitit të kaluar në një lokal nate në Shkodër. Autori ka pranuar vrasjen ndërkohë dhe ka shprehur pendesë duke kërkuar falje për krimin e kryer.
Për ngjarjen u arrestua si bashkëpunëtor edhe Ditmir Harifi. Hermes Beqiri mbeti i plagosur rëndë me 6 plumba në një lokal në lagjen “Guerrile”, tek ish-Zooteknika.
Disa orë pas plagosjes policia e Shkodrës arrestoi autorin Elvis Hoxha, që ishte fshehur në fshatin Grudë. Hoxha, pasi ka debatuar me Beqirin, ka marrë një pistoletë dhe e ka qëlluar disa herë.
Dëshmia e vrasësit në Shkodër: Hermesi më rrahu për një kapele, s’durova dot, kapa armët
KOHA JONË SONDAZH

