Vrasja për një karikues, babait i autorit kërkon falje: Situata e nxehtë, duam të gjejmë një mik

Babai i autorit të dyshuar për vrasjen e Marvi Mihali është shfaqur në një gjëndje të rënduar përpara kamerave, nga ku ka kërkuar falje dhe ngushëllime për familjen e 22 vjeçarit.

Babai i Dejvi Bitrajt u shpreh se situata mes dy familjeve është mjaft e nxihtë dhe se momentalisht është shumë e vështirë që të gjenden fjalët e duhura. Nga ana tjetër, babai i autorit qëe goditi me thikë në zemër Marvi Mihalin shprehet se është në kërkim të një miku të përbashkët që të gjendet një zgjidhje mes familjeve.

“Fjalët e para vështirë t’i gjesh, i urojmë ngushëllime familjes Mihali. Jam prind dhe i shpreh keqardhjes familjen, nënës, babait dhe të afërmve. I them familjes Mihali, të gjejmë forca dhe të reagojmë pozitivisht. Ne nuk kemi mundësi të takohemi, se situata është e nxehtë. Duhet të gjejmë një njeri të përbashkët që të marrim masa dhe të na orientojë drejt zgjidhjes.”- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë të enjte gjykata e Tiranës ka nisur seancën gjyqësore për 4 të akuzuarit për vrasjen e 22 vjeçarit, konflikt i cili për shkak të një karikuesi celulari. Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në nisje të seancës pati edhe një konflikt me disa nga operatorët dhe gazetarët e televizioneve, pasi miqtë e të arrestuarve, të pranishëm në gjyq, nuk donin që të filmoheshin ata apo të arrestuarit./Gazeta Express

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?