Vrasja te Liqeni Artificial, vetëdorëzohet në polici autori

Katër ditë pas vrasjes së 62-vjeçarit Haxhi Baçinovzki në zonën e Liqenit Artificial është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar.

Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se autori i dyshuar, shtetasi I. M., 61 vjeç, nga Fieri u dorëzua pas presionit policor.

“Pas trysnisë së madhe të ushtruar nga Policia e Tiranës, kontrolleve të shumta për kapjen e autorit, si dhe negociatave të bëra mes Policisë dhe avokatit të autorit të dyshuar, autori i dyshuar, shtetasi I. M., 61 vjeç, nga Fieri, rreth orës 19.30 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e mëtejshme proceduriale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?