Vrasje apo vetëvrasje në Elbasan? Pas 7 orësh policia zbardh ngjarjen
7 orë kohë mori Policia e Elbasanit për të zbardhur ngjarjen e kësaj të diele që u duk si vrasje. Ramadan Kupi, 69-vjeç kishte kryer vetëvrasje, pasi ishte vet-hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.
Fillimisht u raportua për një ngjarje kriminale, ku patrullat e policisë rreth orës 4:45 kishin gjetur një trup të hedhur në atë të rrugës. Dyshimet paraprake ishin që viktima mund të ishte vrarë diku tjetër me sende të forta dhe të ishte hedhur në anë të rrugës, pranë edhe pallatit ku ai edhe banonte.
Policia nisi sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të identifikuar ndonjë automjet të mundshëm që mund të kishte transportuar trupin. Në anën tjetër u bë edhe kontrolli i koshit të mbeturinave pranë zonës, për të parë për armën e ftohtë të krimit, por që gjithçka do të ishte një procedurë.
Ishte pikërisht ekspertiza mjeko-ligjore ajo e cila hodhi dritë mbi misterin e ngjarjes. Mjekët arritën të provonin që viktima kishte rënë nga lartësia. Grupit hetimor u desh që në banesën e 69-vjeçarit të hynin me ndihmën e një zjarrfikëseje, për shkak se viktima e kishte mbyllur derën dhe jetonte i vetëm. Këqyrja në banesën e viktimës, provoi që ngjarja nuk ishe kriminale, por ishte një vetëvrasje.
KOHA JONË SONDAZH

