Vrasje, drogë dhe prostitucion/ OFL zbarkon në Fier, u çon formularët 5 të fortëve
Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në qarkun e Fierit, ku i ka dërguar formularët 5 personave, ish të dënuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas asaj që njofton vetë OFL, bëhet fjalë për 5 ish të dënuar për “Vrasja me paramendim”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe për vepra të tjera të rënda penale.
OFL: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Bledar Qemalaj., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;
Arjan Rushi., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vjedhja me armë”;
Roland Sota., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;
Marteos Pasho., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
Enri Gazmir Hajdinaj., banues në Ballsh, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.