Vrasje e mbetur në tenativë, arrestohet në Morinë kosovari i dënuar në Belgjikë
Policia e Kukësit ka arrestuar një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika .
Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin belg.
A.V 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë, u ndalua në pikën kufitare të Morinës.
“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tenativë”.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957″, njofton Policia e Shtetit.