“Vrasje gjakftohtë” në Fier, njohja në Belgjikë…

Hetuesit e krimeve të rënda të Policisë dhe Prokurorisë së Fierit kanë arritur të zbulojnë se kush e vrau 36-vjeçarin K.B, banues në Fier dhe e kanë arrestuar autorin. Ai nuk ishte përveçse shok emigracioni me viktimën, në Belgjikë: Albert Zekaj, 32-vjeç nga Kopliku.

Policia e Fierit njoftoi si rrodhën hetimet deri tek zbulimi i vrasësit: Ne vijim të hetimeve dhe informacioneve operative u arrit të identifikohej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Pas marrjes në pyetje ai pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin janar 2018. Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: – një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit. Një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin; mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?