Vrasje në Durrës

Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit 16-vjeçari i cili u godit me thikë më herët.

Ngjarja

Një 16 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur lagjen Nr.15, Spitallë, ku ka mbetur i plagosur adoleshenti me iniciale A.Gj, pas një konflikti për motive të dobëta.  16 vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e  mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka arrestuar menjëherë autorin e dyshuar të ngjarjes, një 17 vjeçar me iniciale D.L., banues në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në njoftimin e forcave blu thuhet se : “Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar, ku ndodhet i  shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?