Vrasje në tentativë, arrestohen tre të rinj në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga tre shtetas të shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale. Në pranga janë vënë dy vëllezër me inicialet Xh.Sh., 22 vjeç dhe A.Sh., 23 vjeç, si dhe shtetasi M.Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Voskop.

Të tre këta shtetas janë akuzuar për veprat penale; “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Këta shtetas, në datën 23 nëntor 2019 në lagjen 8 në Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 02.02.2020, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” konkretisht ndaj shtetasit Xh. Sh., për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje”; ndaj shtetasit A. Sh., për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”; si edhe ndaj shtetasit M. Sh, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP