Vrasje për një plagosje të vjetër

Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi Mamurrasin ku një 27-vjeçar u ekzekutua me kallashnikov në derën e banesës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Zef Hoti”, pranë xhamisë ndërkohë viktimë mbeti shtetasi Indrit Pepa. I riu ishte baba i një vajze të mitur 4-vjeçare.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes. Bëhet fjalë për një 49-vjeçar me inicialet A.M.

Swiss Digital Desktop Reklama

Referuar veprimeve hetimore paraprake dhe identitetit të autorit, ngjarja lidhet me një konflikt të vjetër. Në vitin 2012, viktima Pepa kishte plagosur me armë shtetasin A.M.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej asaj kohe, konflikti mes familjeve nuk ishte zgjidhur. I riu jetonte jashtë vendit dhe vetëm kohët e fundit ishte kthyer në Shqipëri.

Familja e tij qëndronte e ngujuar nga frika e hakmarrjes. I informuar për kthimin e Pepës, autori duket se e ka ruajtur atë gjatë gjithë kohës dhe ka hapur zjarr me armë sapo ai ka dalë nga dera e banesës rreth orës 04:30 të mëngjesit./a.m.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?