Vrasje për një vijë uji, pas 8 orësh negociata arrestohet autori

Konflikti për një vijë uji i ka kushtuar jetën një 28-vjeçari në Berat. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 8:00 në fshatin Lybesh, ku 28-vjeçari Namik Gjika është qëlluar me kallashnikov nga një bashkëfshatar, me të cilin ishte konfliktuar për një vijë uji.

Sipas policisë, autori i ngjarjes është 34-vjeçari Fatmir Bregu, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas kryerjes së krimit. Ndërkaq Policia e Beratit dhe forcat RENEA arritën ta lokalizonte dhe rrethoi zonën ku qëndronte i fshehur autori i vrasjes në fshatin.

Por kapja e tij u bë e mundur vetëm në orën 15:50 pas rreth 8 orësh negociata. Kjo pasi 34-vjeçari Bregu këmbëngulte se nuk do të dorëzohej dhe se do të vriste veten. Momentet e para pas arrestimit autori ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë bashkëfshatarin, por se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

SHKARKO APP