“Vrasje shtetërore”, Berisha: Gazetari Kastriot Myftaraj u persekutua nga Rama
”Vrasje shtetërore”, e ka cilësuar kryetari i PD-së Sali Berisha, vdekjen e gazetarit Kastriot Myftaraj. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se persekutoi vazhdimisht Myftarajn, ndërsa kryebashkiakun Erion Veliaj e quan taleban për deklaratën që ai bëri ndaj gazetarit.
“Këto ditë ka vdekur një gazetar i cili ka qenë një gazetar i lirë, i pavarur, shkruante kundër çdo kryeministri, qeveritari. Si shkrime kishte më shumë se të gjithë ju të marrë së bashku. Natyrisht siç ndodh në jetën intelektuale, mund të kishte ndonjë problem të shëndetit mendor.
Ai vdiq gazetari më i persekutuar në Europë. Nga kush? Nga Edi Rama. Kastriot Myftaraj u persekutua mizorisht nga Edi Rama. Ndonëse i diheshin problemet. E mori për hatër të Romana Vlahutin dhe e dënoi me 1 vit burg. A dënoheshin të ngjashmit kund në botë si ai?
Doli me një raport mjekësor. I pamëshirë, i pangopur në urrejtjen e tij Edi Rama. Përsëri e merr dhe e çon në gjykatë, e padit. Tani më thoni ju mua ça ndodhi me të ndjerin? U vetëvra apo u vra? U hodh apo e hodhën? Këto nuk i di”.