Vrasjet e 21 janarit, Berisha: Garda bëri detyrën, armën mund ta shkrepte dhe gishti im

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për ‘Real Story’ deklaroi se ndjen keqardhje për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, ku në protestën e opozitës së asaj kohe mbetën në bulevard 4 të vrarë.

Përballë Sokol Ballës Berisha tha se garda zbatoi rregulloren, pasi Kryeministria po sulmohej. Po ashtu ai pohoi se nëse nuk do të kishte qenë Garda, mund të kishte qenë dora e tij që mund të kishte shkrepur armën.

“Nuk kam asnjë lloj shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos garda mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës”, tha Berisha. /BW

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar gjatë intervistës se kushdo që kërkon të vijë në pushtet me dhunë,duhet ti bëjë mirë llogaritë.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur nga gazetarët në studio për ngjarjet e 21 janarit,Berisha tha se ai qendroi për të mbrojtur institucionin e kryeministrisë, dhe nuk ja mbathi siç bënë socialistët.

‘Kush ishte Kryetari i Grupit të Zjarrit? Sot është kryetar i PS-së së Matit. Garda ka zbatuar ligjin, atë ligj që kanë bërë socialistët, Jo Sali Berisha. Po e gjuajte ushtarin me gurë, ai qëllon në ajër. Po e qëllove për herë të dytë, ai të qëllon në këmbë. Po e qëllove prapë, ai të asgjëson. Ato nuk u vranë me snajper. Ushtarët u qëlluan me mijëra gurë, u sulmuan me dinamit.

Serveri: në këshillin e ministrave, presidencë, Kuvend, ka zyrë sigurie e cila ka zero lidhje me titullarin. Në Shqipëri ka lidhje me sigurinë e Gardës së Republikës. Nuk e dija që kishte ndonjë zyrë të tillë në Kryeministri. Edhe sot Edi Rama nuk e di ku është zyra e Sigurisë, sikundër Ilir Meta nuk e di ku e ka zyrën e Sigurisë?

Një politikan mund të vrasë me armë sikundër mund të bëjë çdo njeri në kushtet e mbrojtjes. Unë do të qëndroja në zyrën time, unë kisha bërë zgjedhjen time. Unë isha në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Kur një politikan që vjen të marrë pushtetin me dhunë i bën të gjitha llogaritë gabim.

Delegacioni i PD-së i shkoi Meidanit në 1998 dhe i kërkoi të marrë në dorë gjithçka, pasi socialistët kishin ikur. Megjithë përpjekjet titatane të Dan Everts për ta cilësuar grusht shteti, deklarata e ndërkombëtarëve ishte: Fatos Nano duhet të gjejë vrasësit e Azem Hajdarit’, deklaroi Berisha.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?