Vrasjet e bujshme, ”furtunë” në Policinë e Lushnjes

Krimet e shumta në Lushnje, kanë shkaktuar furtunë në komisariatin e këtij qyteti. Mësohet se Elton Pepa nuk do të jetë më shefi i Komisariatit dhe në vend të tij ka ardhur Ardian Metani. Për të forcuar strukturën e këtij komisariati është emëruar shef krimesh Klodian Jashari si edhe shef rendi Julian Çela. Edhe në qytete të tjera të Shqipërisë ka pasur ndryshime në postet drejtuese në Komisariate.

Vrasjet

Gjatë vitit të fundit në Lushnje kanë ndodhur një mori vrasjesh mafioze duke rikthyer frikën e ngjarjeve të vitit 1997 në qytet. Në tetor të vitit të shkuar u ekzekutua në lokalin e tij Besmir Hida, 35 vjeç. Hida ishte daja i Zamir Latifit të vrarë në tetor të vitit 2017 bashkë me Jurgen Hoxhën. Po ashtu, në 14 dhjetor u ekzekutua sërish në lokalin e tij Enver Boriçi, vëllai i Arben Boriçit i dënuar me burgim të përjetshëm si pjestar i bandës së Lushnjes. Enver Boriçi gjithashtu ka qenë pjesë e bandës së Lushnjes. Për të dyja këto vrasje nuk ka asnjë të arrestuar apo shpallur në kërkim, gjë e cila duket se ka çuar në marrjen e masave për komisariatin e Lushnjes.

SHKARKO APP