Vrasjet mafioze në Shkodër, 8 të vrarë në 9 muaj

Shkodra vijon që të tronditet nga vrasjet. E ndërsa në 6 muajt e dytë të vitit të kaluar nga qershori deri në fundit të vitit u vranë 7 persona me atentate mafioze dhe shpërthime eksplozivi si pasojë e përplasjeve mes bandave dhe prishjes së pazareve të drogës, edhe për 2019 vijojnë ngjarjet e rënda.

Nga viti i kaluar dy persona të zhdukur ende nuk janë gjetur, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur në qytetin e Shkodrës.

Brenda javës kjo është vrasja e tretë në vend, pasi në fundjavë u ekzekutua te Liqeni Artificial në Tiranë Haxhi Baçinozi, Jurgen Kurtit para dy netësh po në kryeqytet dhe Ferdinand Polisë sot në Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrasjet për vitin 2018

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 18 qershor u vra Mehdi Kavaja
Në 15 korrik u vranë Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci
Në 10 gusht u vra Fatbardh Lici
Në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa
Në 27 gusht u vra Prendush Fusha
Në 1 shtator u vra Arjan Ferracaku
Në 14 nëntor u vra Fatos Ferracaku

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?